Notat e lojtarëve: Juventus 2-1 Sampdoria, Ronaldo me vlerësimin më të lartë

E publikuar: 29/12/2018 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka arkëtuar tri pikë të reja në Serie A pas fitores së vështirë ndaj Sampdorias.

Zonja e Vjetër bëri paraqitje më të mirë, ashtu që është vlerësuar me notë më të lartë mesatare (6.95), në krahasim me skuadrën mysafire (6.40).

Lojtari më i mirë në fushë ishte golashënuesi i dyfishtë, Cristiano Ronaldo, i cili ka marrë notën 8.3.

Pas tij te Bianconerët ndodhet Paulo Dybala (7.9), i ndjekur nga Emre Can (7.3) e Miralem Pjanic (7.1).

Albin Ekdal ka marrë notën më të lartë te Sampdoria (7.2), i ndjekur nga Dennis Praet (7.1) e Fabio Quagliarella (7.0).

Gaston Ramirez (6.0) dhe Karol Linetty (6.0) kanë marrë notat më të ulëta te mysafirët, por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Portieri Mattia Perin (6.5) dhe sulmuesi Mario Mandzukic (6.7) kanë marrë notat më të ulëta te bardhezinjtë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Sampdorias (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/