Notat e lojtarëve: Inter 1-1 Roma, shkëlqimi i Alisson dhe dështimi i Handanovic

E publikuar: 21/01/2018 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 21-të në Serie A, ndërmjet Interit dhe Romës.

Ashtu si ishte rezultati ishte edhe paraqitja e plotë të dyjave skuadra që është vlerësuar me notë të përafërt.

Ekipi i Nerazzurrëve ka marrë notën e përgjithshme 6.62, kurse skuadra e Romës ka marrë notën 6.64.

Te vendasit me notën më të lartë janë vlerësuar golashënuesi Matias Vecino (7.4 ) dhe i inkuadruari nga banka rezervë Marcelo Brozovic (7.4), të ndjekur nga Milan Skriniar (7.1) dhe Joao Miranda (7.1), ndërsa Samir Handanovic ka marrë notën më të ulët (5.5).

Nota më e lartë te Roma, por edhe në përgjithësi në këtë ndeshje i ka takuar portierit Alisson (8.2), i cili ishte vendimtar për të penguar humbjen e skuadrës së tij.

Golashënuesi i Giallorossëve, Stephan El Shaarawy, ndodhet pas portierit (7.0), kurse Alessandro Florenzi (6.3) dhe Lorenzo Pellegrini (6.3) kanë marrë notat më të ulëta te Roma.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Interit

Notat e lojtarëve të Romës

/Telegrafi/