Notat e lojtarëve: Inter 1-1 Barcelona, vlerësohen Coutinho dhe Handanovic

E publikuar: 07/11/2018 04:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi dhe Barcelona kanë barazuar në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Notat mesatare të skuadrave janë të përafërta ashtu si edhe rezultati, Nerazzurrët (6.72) dhe Blaugranët (6.75).

Lojtari më i mirë te zikaltrit padyshim se ishte portieri Samir Handanovic (8.3), ndërsa pas tij është golashënuesi Mauro Icardi (7.4).

Radja Nainggolan është lojtari me notën më të ulët te Interi (6.2), i cili edhe u zëvendësua në pjesën e dytë.

Philippe Coutinho është lojtari më i vlerësuar te katalunasit (8.5), por edhe përgjithësi në këtë ndeshje.

Ndërsa portieri i Barcës, Marc-Andre ter Stegen, ka marrë notën më të ulët në këtë takim (6.0), duke qenë se nuk pati punë gjatë ndeshjes dhe e pranoi një gol.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Interit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/