Notat e lojtarëve: Fulham 1-5 Arsenal, Lacazette më i miri në fushë – vlerësim i lartë edhe për Xhakën dhe Mustafin

E publikuar: 07/10/2018 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali është treguar skuadër shumë e fortë në krahasim me Fulhamin në ndeshjen javës së tetë të Ligës Premier.

Falë paraqitjes së tyre, Topçinjtë kanë marrë notë mesatare më të lartë (7.32), në krahasim me kundërshtarin e tyre (6.21).

Alexandre Lacazette është lojtari me notën më të lartë në këtë takim (8.9) falë dy golave të tij.

Ndërkaq, edhe Pierre-Emerick Aubameyang (8.8) me dy gola dhe Aaron Ramsey (7.9), janë vlerësuar pas inkuadrimit nga banka rezervë.

Paraqitje për t’u lavdëruar edhe për futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka (7.3) dhe Shkodran Mustafi (7.1).

Natyrisht se vlerësimi më i ulët ka shkuar për portierin e Fulhamit, Marcus Bettinelli, i cili i pranoi pesë gola në këtë takim.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Fulhamit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/