Notat e lojtarëve, CSKA 1-2 Roma: Kluviert e Pellegrini shkëlqejnë

E publikuar: 07/11/2018 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka shënuar fitore ndaj CSKA-s në Moskë me rezultat 2-1 në kuadër të grupit G.

Romakët tani kanë nëntë pikë, tri më shumë se Real Madridi, që kanë një ndeshje më pak.

Lojtari më i dalluar në ndeshje ishte Justin Kluviert me 7.9, i cili ishte i pandalshëm.

Pas tij vjen Lorenzo Pellegrin me 7.8 që shënoi golin e fitores, aq sa u vlerësua edhe Manolas.

Dzeko dhe Fazio po ashtu morën nota të mira.

Në anën tjetër te CSKA u dalluan Sigurdsson, Akhmetov dhe Vlasic.

Lojtari më i dobët në ndeshje ishte Akinfeev me 5.3. /Telegrafi/