Notat e lojtarëve: Burnley 1-3 Liverpool, Van Dijk më i miri në fushë – vlerësohet paraqitja e Shaqirit

E publikuar: 06/12/2018 02:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli është kthyer nga disavantazhi për të fituar në shtëpi të Burnleyt dhe për t’i qëndruar pranë liderit të Ligës Premier, Manchester City.

Paraqitja e vendasve ishte më e dobët (6.43), në raport me lojën e skuadrës mysafire (7.15).

Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk është vlerësuar me notën më të lartë te Redsat (8.8), por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Golashënuesit James Milner (8.1) dhe Xherdan Shaqiri (7.4) njëherësh janë vlerësuar për paraqitjen e tyre.

Shaqiri ishte njëri prej golashënuesve (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, përkundër minutazhit, nota të larta kanë marrë edhe zëvendësuesit Mohamed Salah (7.4) dhe Roberto Firmino (7.4), të cilën ndihmuan në rikthimin e rezultatit.

Notën më të lartë te Burnley e ka marrë golashënuesi Jack Cork (7.1), derisa Charlie Taylor (6.0) i vendasve dhe Alberto Moreno (6.0) i mysafirëve, kanë marrë notat më të ulëta.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Burnleyt (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/