Notat e lojtarëve: Brazili 1-1 Zvicra, paraqitje e mirë nga Shaqiri dhe Behrami

E publikuar: 17/06/2018 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brazili dhe Zvicra janë ndarë baras (1-1) në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ishte një paraqitje e mirë e mesfushorëve shqiptarë, Xherdan Shaqiri (7.5) dhe Valon Behrami (7.0).

Ky i fundit ka hyrë në histori duke u bërë lojtari i parë i Zvicrës që luan në katërt Kampionate Botërore.

Behrami nuk e lejoi Neymarin ta bënte lojën e tij (Foto: Getty Images)

Behrami ishte i pakalueshëm në mesfushë, mirëpo një lëndim e detyroi ta lëshonte fushën më herët.

Granit Xhaka (6.3) dhe Blerim Xhemaili (6.4) nuk kanë marrë vlerësime të larta për lojën e tyre.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Brazilit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Zvicrës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/