Notat e lojtarëve, Barcelona 6-1 Eibar – Messi merr notën maksimale (Foto)

E publikuar: 20/09/2017 01:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në kampionat duke e mposhtur Eibarin me rezultat 6-1.

E gjithë ndeshja shkoi nën regjinë e Lionel Messi që shënoi katër herë në këtë përballje.

Argjentinasi është vlerësuar me notën maksimale 10, pas ndeshjes.

Nuk është hera e parë që Messi merr vlerësimin maksimal.

Te Barcelona mirë u vlerësuan edhe Paulinho (8.7) dhe Denis Suarez (8.4)

Lojtari më i dobët i këtij takimi ishte Garcia me 5.7. /Telegrafi/