Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 PSV: Messi i jashtëzakonshëm, nota 10

E publikuar: 18/09/2018 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-0 ndaj PSV-së në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja ka shkuar nën  hijen e Lionel Messit i cili ka shënuar het-trik që në ndeshjen e parë.

Argjentinasi shënoi në minutat 32, 77 dhe 87, ndërsa një herë e gjeti rrjetën Ousmane Dembele.

Messi për këtë paraqitje është notuar me vlerësimin maksimal 10.

Paraqitje të mirë kishte dhe Suarez (8.4) dhe Dembele (7.8).

Te holandezët lojtari më i dalluar ishte De Jong që është notuar me 6.5. /Telegrafi/