Notat e lojtarëve: Barcelona 2-2 Real Madrid, vlerësimi më i lartë shkon për Messin

E publikuar: 07/05/2018 06:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rezultat të barabartë u mbyll superderbi ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë edhe notat mesatare të të dyja skuadrat janë të përafërta.

(Foto: Getty Images)

Blaugranët janë vlerësuar me notë mesatare 6.56, ndërsa pakëz më e lartë është nota e Los Blancos,  6.76.

Lionel Messi ka marrë vlerësimin më të lartë te Barcelona (8.0), por edhe në ndeshje në përgjithësi, i ndjekur nga Luis Suarez (7.5).

Ndërkaq, portieri Marc-Andre Ter Stegen është lojtari me notën më të ulët te vendasit (5.9), por edhe në gjithë takimin.

(Foto: Getty Images)

Nota më e lartë te Reali ka shkuar për Gareth Bale (7.6) dhe shumë pranë tij është Karim Benzema (7.5). Ndërsa Cristiano Ronaldo edhe pse luajti vetëm një pjesë ka marrë notën 7.1

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës (WhoScored)

Notat e lojtarëve të Real Madridit (WhoScored)

/Telegrafi/