Nota e ‘çmendur’ e Rashicës pas dy golave në fitoren e Werderit

E publikuar: 08/03/2019 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dyti më i mirë për Werderin, i treti më i mirë i takimit – ky është vlerësimi për Milot Rashicën.

Milot Rashica ka shkëlqyer në fitoren 4-2 të Werder Bremen ndaj Schalkes, raporton Gazeta Express.

Talenti i Kosovës shënoi fillimisht në minutën e 31’, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas një paraqitje fantastike dhe tentimeve të shumta, sulmuesi i “Dardanëve” u shpërblye dhe gjeti golin edhe në pjesën e dytë, në minutën e 73’, duke shënuar për 3-1.

Kruse (51′) me penallti dhe Hanrik (94′) kanë realizuar dy golat e tjerë të Werder.

Schalkes nuk i kanë mjaftuar dy golat e Embolo (26′, 85′) për të shmangur humbjen.

Rashica u vlerësua si lojtari i tretë më i mirë në këtë takim me notën (8.5), pas kapitenit të Werderit, Kruse (9.1) dhe sulmuesit të Schalkes, Embolo që shënoi dy gola, por nuk e shpëtoi ekipin e tij nga humbja.

Viti 2019 duket se është i Rashicës.

Me dy golat e shënuar sot, 22-vjeçari është bërë golashënuesi më i mirë i Bundesligas në vitin 2019 me pesë realizime, po aq sa sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.