Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

E publikuar: 22/06/2021 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, shteti norvegjez ia ka dhuruar Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes një postimi në Twitter.

MPJ-ja e Norvegjisë ka falendëruar ndërmjetësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për bashkëpunimin me ta.

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron Kosovës më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE-së”, thuhet në njoftim./Zëri