Nora Istrefi po vjen me videoklip të ri (Foto)

E publikuar: 20/01/2017 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë shpejt pritet që Nora të sjellë një projekt të ri muzikor

Pesë muaj pas publikimit të këngës “Majëm”, Nora Istrefi ka vendosur të sjellë diçka të re për adhuruesit e saj. Ajo ka bërë një këngë të re e tanimë ka filluar edhe xhirimet e videoklipit të ri, shkruan rtv21.tv

Këtë lajm e ka bërë të ditur grimeri i cili po përkujdeset për të, Arbër Bytyqi. Ai ka ndarë në Snapchat një fotografi dhe një video të shkëputur nga xhirimet e Norës.

Ndryshe, kujtojmë se “Majëm” ka mbledhur mbi 6 milionë klikime në YouTube.