Nora Istrefi merrë vëmendjen, tërheqëse në pozat e fundit

E publikuar: 09/06/2020 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa shpesh komplimentohet për dukjen e saj.

Së fundmi, Istrefi publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej e veshur me xhinse dhe një bluzë të bardhë.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ajo dukej mjaft tërheqëse, teksa siç e bëri të ditur në përshkrimin e fotografive, kishte shijuar një darkë të mirë me miqtë e saj.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.