Nokia prezanton telefonin premium me kosto të përballueshme Nokia 8.1

E publikuar: 06/12/2018 01:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nokia prezantoi sot atë që e quan “telefon premium me kosto të përballueshme”. Modeli i rangut të mesëm Nokia 8.1 kushton 399 euro dhe vjen për të pasuar modelin Nokia 7.1 i cili ofron performancë dhe harduer të shkëlqyer për 350 dollarë.


Telefoni i ri është i ngjashëm me paraardhësin por ka komponentë të përditësuar dhe çmim më të lartë.

Specifikat e harduerit:


  • Ekrani 6.18-inç PureDisplay me HDR10
  • Procesor Snapdragon 710
  • 4GB RAM, 64GB memorie me microSD
  • Dy kamera të pasme 13+12-megapiksel
  • Kamër frontale 20-megapiksel
  • Android One
  • Kufjet 3.5mm
  • Bateri 3,500 mAh

Një ditë përpara se të prezantohej zyrtarisht, një spot 30 sekondësh i telefoni u shfaq duke theksuar fuqinë fotografike.

Kompania tregoi të njëjtën video edhe sot.

Kanë kaluar tre vite që kur Nokia vendosi të hynte në industrinë e telefonëve këtë herë si lojtar Android. Kompania licencoi markën tek HMD Global në përpjekje për të fituar nga suksesi i të kaluarës.

Telefoni është dizajnuar për Evropën dhe Lindjen e Mesme. /PCWorld Albanian