Nokia 9 do të ketë ekran 5.5 inç OLED dhe Snapdragon 835

E publikuar: 20/12/2017 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nokia 9 do të jetë telefoni i radhës Android i markës ikonike Finlandeze, dhe një dokument i Komisionit Federal të Komunikimit zbuloi detajet e tij.

Telefoni i bashkua Nokia 6 dhe Nokia 8 në rangun e mesëm. Raportohet se vjen me ekran 5.5 inç OLED prodhuar nga LG ndërsa Nokia 8 ka ekran IPS LCD.

Nokia 9 do të fuqizohet nga Snapdragon 835 dhe bateri 3,250 mAh. Dy kamera të pasme kanë sensorë 12 megapiksel dhe 13 megapiksel, ndërsa kamera frontale ka sensor 5 megapiksel.

Ndërsa sasia e RAM-it është një engimë, memoria e brenda ka kapacitet prej 128GB sipas dokumentit.

Nga imazhet e publikuara, telefoni ka të instaluar Android 8.0. Në Tetor u publikua një imazh ku shfaqej telefoni në 3D me dy kamera, ekran të lakuar dhe pa skaje.

Ende nuk ka asnjë informacion për çmimin dhe disponueshmërinë e telefonit. /PCWorld Albanian