Noizy tregon të vërtetën për arrestimin e tij

E publikuar: 29/01/2017 00:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në intervistën e sotme në “Xing me Ermalin”, Noizy tregoi edhe momentin kur e arrestuan dhe arsyen.

“Unë jam më shumë jashtë shtetit se në Shqipëri. Atë ditë që erdha hipa në një nga makinat dhe shkova të haja mëngjes. Në momentin kur dola nga restoranti më ndal policia dhe më kërkoi patentën.

Patentën nuk e kisha. Nuk e dija në cilën makinë e kisha lënë. I thashë të priste dy minuta që t’i sillja patentën. Teksa po vinte patenta bëri verifikimin e targës ku doli se kisha gjoba. Gjobat i kishte bërë babi. Kishte mbaruar edhe siguracioni.” Më pas Ermali e pyet për arrestimin që kishte qëlluar me armë.

“Nuk më kanë arrestuar për armë. Nuk mbaj kurrë armë. Jam kundra tyre. Ajo ishte një armë manovër për një videoklip”, -tha Noizy duke treguar kështu se nuk ka qënë arma arsyeja e arrestimit./revistawho.com/