Noizy kap detajin dhe ”tallet” me Dafina Zeqirin

E publikuar: 01/07/2018 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Fuego” titullohet kënga e saj më e re, të cilën këngëtarja do ta publikojë edhe me klip.

Javë më parë ajo ndau me ndjekësit disa fotografi nga xhirimet e klipit, në të cilat shfaqej mjaft atraktive në bikini. Ndërkohë që së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi e veshur me bikini ndërkohë që ka ngritur gishtin e mesit lart.

Kjo foto ka marrë shumë reagime, por më të bukur e ka bërë Noizy. Duke marrë shkas nga barku i Dafinës, Noizy i ka thënë që “plonci” (e ka fjalën për barkun), po ia bën me sy.

Më pas ata kanë nisur të komunikojnë me emoji ku Dafina tregon se është efekti i ëmbëlsirave, por komenti i Noizyt ka marrë shumë pëlqime.