Njomza Emini takoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems

E publikuar: 21/10/2016 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka pritur sot në takim, Gerrie Willems, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Me këtë rast, Emini pasi ka falënderuar ambasadoren Willems për vizitën në Kuvend, mes tjerash theksoi se pret vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të Komisionit për Integrime Evropiane dhe Ambasadës Holandeze në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Kosovës, përkatësisht zbatimin e MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

 Me këtë rast, ambasadorja Gerrie Willems ka falënderuar atë për pritjen dhe njëherësh ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim”, thuhet nw njoftimin pwr media.

Emini, ndërkaq, ka njoftuar ambasadoren holandeze për punën dhe angazhimet e Komisionit që ajo drejton, si dhe me sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova në procesin e integrimit evropian.