Njolla Gjykat Speciale

E publikuar: 08/05/2021 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Agron Sadiku

Hajt të gjykojmë ftoft këtë situatën me gjykatën speciale.

A thua cila është më e rëndë për ne si komb? Kërkesa për drejtësi për vrasjet e pas luftës, apo ligji i cili është miratuar nga parlamenti i Kosovës për gjykatën speciale.

Gjykatë e cila gjykon ekskluzivisht vetëm Shqiptarët! A më thot dikush, kush ishte agresori këtu, ne apo Serbia?

Këtë njollë ne nuk do të mundë ta heqim kurrë nga historia botërore, jemi populli i vetëm që me dorën tonë kemi krijuar një gjykatë për të na gjykuar vetëm neve!

Arsyetomi se e kish bërë OKB, e kish bërë tjetërkush nuk qëndron, sepse më keq, dhe më dëmshëm për kombin tonë nuk kish pas se ku shkon më. Unë kam hallin tonë si komb, se për individ nuk mërzitem fare, po të isha edhe unë objekt i kësaj gjykate.

Kështu që të shohim gjërat më me gjakftohtësi dhe të përmisojm aq sa mundemi në këtë ligj. Të heqim këtë nen katastrofal, të përfshihen në hetim të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë, jo vetëm ne shqiptarët, sepse ne kemi qenë viktima e jo agresori.