Njohja reciproke e patentë-shoferëve Maqedoni Veriore-Kosovë kalon në Kuvend

E publikuar: 02/05/2019 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, njoftoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka miratuar propozim ligjin për njohjen reciproke të patentës së shoferit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Hoxha deklaroi se propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes në mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentës së shoferit do të dorëzohet për miratim në Kuvend.