Njoftim i Ambasadës Gjermane për terminet e vizave

E publikuar: 25/03/2015 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë një njoftim për terminet e vizave turistike dhe ato të leje qëndrimit.
Më poshtë po e japim të plotë njoftimit.

Lirimi mujor i termineve për viza nga prilli 2015

Ambasada Gjermane njofton se duke filluar nga prilli 2015 terminet për kërkesa të vizave të kategorisë së udhëtimit “turistike” (vizë Shengen) dhe “leje qendrimi (vizë nacionale)” do të jenë të lira vetëm për çdo muaj në blloqe.

Për periudhën deri në mes të qershorit 2015 terminet do të lirohen më 1 prill 2015. Për një herë do të lirohen rreth 2.100 termine, ashtu që ofrohet një numër shumë i madh i vendeve të lira.

Në këtë mënyrë synohet që në të ardhmen caktimi i një termini të jetë sërish më i lehtë. Në të njejtën kohë synohet që gradualisht të reduktohet koha e pritjes për termin. Caktimi i një termini bëhet nëpërmjet faqes së parë të internetit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë. www.pristina.diplo.de.