Njihuni me ushtaren 27-vjeçare, që bëri roje në kazermën e FSK-së, natën e Vitit të Ri

E publikuar: 01/01/2019 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sabrije Guta, 27-vjeçare nga qyteti i Ferizajt, e kishte rendin te qëndronte rojë në kazermën e FSK-së në Gjilan, pikërisht në natën e ndërrimit të moteve.

Ndonëse ishte e vetmja femër që ishte në këtë kazermë, asaj i është dashur të kujdeset disa orë për kazermën, raporton KTV.

E, të tjerët ushtarë të FSK-së ishin mbledhur brenda që ta festojnë vitin që po vinte.

Ata ishin të gatshëm që, për çdo rast nevoje, të intervenonin menjëherë.

Pjesëtarët e FSK-së thonë se, pavarësisht se u duhet të qëndrojnë larg familjarëve, është edhe kënaqësi për ta që të festojnë në kazermë së bashku.