Njihuni me procesorët e rinj për telefonët e rangut të mesëm

E publikuar: 11/04/2019 07:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qualcomm prezantoi ditën e sotme procesorin Snapdragon 730 i cili u dedikohet telefonët të rangut të mesëm deri tek të lartë që do të prezantohen këtë vit.

Paraardhësi 710 u përdor në modele si Galaxy A8s dhe Xiaomi Mi 8 SE ndërsa së fundi Qualcomm kishte lançuar edhe modelin 712. Megjithatë 730 është një përmirësim i madh.

Me tetë bërthama Kryo 470, procesori ka frekuencë 2.2Ghz dhe është i bazuar në procesin 8-nanometër. Vjen me grafikat Adreno 618, një procesor Hexagon 688 me akselerator tensor, një procesor imazhi Spectra 350, një modem X15 LTE dhe mbështetje për Wi-Fi.

Shumica e këtyre elementëve duhet ti vijnë në ndihmë detyrave të inteligjencës artificiale.

Gjithashtu do të ofrohet një variant posaçërisht për lojërat 730G me grafika më të shpejta dhe 15% më shumë performancë. 730G do të ofrojë mbështetje për telefonët me ekrane 1440p, nga 1080p që ofron 730 si dhe video slow motion me 960fps.

Qualcomm krahas 730 prezantoi edhe Snapdragon 665 që do të pasojë 660. Vjen me 8 bërthama Kryo 260 me arkitekturë 8-nanometër dhe Adreno 610. Ofron mbështetje për kamerat e trefishta me sensorë deri në 48-megapiksel.

Qualcomm parashikon që produktet e para me Snapdragon 665, 730 dhe 730G të dalin në shitje në mesin e 2019-ës. /PCWorld Albanian