Njihuni me peshkatarin që në rrjetat e tij kanë përfunduar peshq të rrallë që duken shumë të frikshëm (Foto)

E publikuar: 22/12/2017 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një peshkatar rus nga Murmansku ka zënë dike lloje të rralla dhe pothuajse të papara, të peshqve që duken shumë të frikshëm sikur të ishin krijesa nga filmat horror.

Peshkatari Roman Fedortsov preferon të peshkoj peshq të zakonshëm, që gjysmën prej tyre i kemi shijuar nëpër tryezat tona. Por, kohë pas kohe nga thellësia e detit nxjerr lloje shumë të rralla. Fotografitë nga peshkimi i fundit i ka shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

“Këto lloje të peshqve rrallëherë përfundojnë në rrjeta. Por, ky peshkim ishte krejt i rastësishëm”, ka deklaruar Fedorostov për Newsweek.

Ai aktualisht është duke peshkuar në ujërat e Norvegjisë, por nganjëherë has në lloje të rralla të cilat i fotografon dhe i publikon në Tëitter dhe Instagram. /Telegrafi/