Njihuni me ish-ushtarakun që injektoi substanca të rrezikshme që ta ketë bicepsin dhe tricepsin si të Popeye (Foto)

E publikuar: 11/11/2017 02:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ish-ushtarak ka arritur që bicepsin dhe tricepsin t’i bëjë sikur të Popeye-it nga filmi i animuar, pasi injektoi disa substanca kimike.

Kirill Tereshin me krenari ua tregonte miqve bicepsin e tij, edhe pse është kritikuar shumë për faktin që ka injektuar substanca të dyshimta për ta arritur këtë, transmeton Telegrafi.

21-vjeçari ka pranuar ishte pikërisht një lloj vaji i njohur si synthol, që ia bëri bicepsin dhe tricepsin t’i rritet shumë.

Ato nuk janë në proporcion me pjesët e tjera të trupit, dhe mund t’i kushtojnë edhe me jetë.

Kirilli nga qyteti rus Pyatigorsk, kishte filluar të injektoj veten me synthol që kur u larguar nga ushtria, dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të bicepsin dhe tricepsin t’i rrit në masë enorme. /Telegrafi/