Njihuni me femrën që bën art nga sperma (Foto)

E publikuar: 02/07/2015 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë artistë vizatojnë e pikturojnë duke u inspiruar nga një peizazh i bukur, lulet ose të dashurit e tyre. Por Faith Holland inspirohet nga sperma.

Debutimi i saj me pikturën “Sub/emissions” i bërë nga imazhe të spermës të ndryshuara në mënyrë digjitale, si pjesë e shfaqjës së saj Technophilia, i cili është duke u shfaqur tanimë deri më 11 korrik në Galerinë e Arteve në Brooklyn. Kjo ekspozitë gjithashtu shfaqë pikturën e quajtur “Ookie Canvas I” (piktura në fund të faqes), e cila është e kompozuar nga disa imazhe të një video pornografike nga një faqe të kësaj natyre të quajtur RedTube.

Për pikturën e saj “Sub/emissions”, autorja Faith Holland, ju kërkoi njerëzve t`aa dërgojnë foto të produktit të orgazmës së tyre që të jenë pjesë e një punë arti.

Ja disa nga përgjigjet e saj që dha për WomensHealthMag rreth punës së saj të çuditshme:

Sa njerëz ju përgjigjën thirrjes tuaj për spermë

Kam marrë rreth 50-60 përgjigje në e-mail dhe në mënyrë anonime në DropBox para se ta përfundoja pikturën. Akoma jam duke pranuar thirrje.

Cilat janë gjërat më të pazakonta që keni pranuar nga këta njerëz derisa ishit duke i përzgjedhur ato ?

E-mail-i më unik që kam marrë ishte nga një burrë i cili ma ka dërguar një video e bërë për një grua të cilin ai dëshironte të bënte fëmijë me të. Edhe pse ajo mbeti shtatzënë, prapë vendosi të abortonte. Gjithashtu kam marrë edhe një foto të një celulari të mbuluar me spermë.

Si i realizoni këto piktura ?

Në momentin kur i i koleksionoj këto foto, sperma fshihet nga prapavija, më pastaj janë të kolazhuara në pëlhurë, i rregulloj dhe pastaj i ngjyrosi.

A jeni e kënaqur nga kjo punë e përfunduar ?

Definitivisht! Pëlhurat kanë ngjyra të bukura dhe një sipërfaqe me shkëlqim. /WomensHealthMag/GazetaExpress/Perktheu: Anjesa Musa