Njihuni me burrin që telefonoi Ndihmën e Shpejtë 314 herë në pesë vjet, edhe pse në asnjërën herë nuk kishte nevojë për ta (Foto)

E publikuar: 16/10/2018 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pensionist është burgosur pasi thuhet se u ka humbur kohën e mjekëve duke thirrur për një ambulancë 314 herë, përderisa nuk kishte asgjë për tu shqetësuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, John Harvey, 73 vjeç, i kushtoi tatimpaguesve rreth 50,000 funte, përmes “thirrjeve të kota” – 149 prej të cilave ai i dërgua në spital, por kurrë nuk kishte nevojë për trajtim.

Ai bëri thirrjet për një periudhë prej pesë vjetësh, por tani është burgosur pasi një gjykatë dëgjoi se si ai e bindi një të panjohur që të telefononte 999 për të.

Prokurorja Helen Randall i tha gjykatës se Harvey kishte tharë një sasi gjaku në fytyrë kur iu afrua dy të panjohurve jashtë shtëpisë së tij në një lagje në Swansea.

Të dy e thirrën Ndihmën e Shpejtë për Harvey pasi dyshuan se ai ishte i sëmurë rëndë.

Ndihmësja e Miss Randall James Davies arriti të zbulojë se Harvey ishte kthyer në shtëpi – dhe ishte ulur në sallë pritjeje duke pirë uiski.

Randall tha se paramedikët kishin shpenzuar gjithsej 302 orë duke e dërguar Harveyn në spital, gjë e cila sipas saj ka kushtuar 46.383 funte.

Si pasojë ai është burgosur me 20 muaj burg. /Telegrafi/