Njihuni me britaniken e cila ka lindur aq shumë fëmijë, sa që për djalin më të vogël ka pasur probleme t’ia gjej një emër (Foto)

E publikuar: 25/09/2017 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Archy Redfort ka lindur të hënën në Morekambe në Lancashire në Britani të Madhe.

Prindërit e tij të lumtur që tashmë i kanë 19 fëmijë, kanë pranuar se i gëzohen ardhjes në jetë të anëtarit më të ri të familjes, por edhe kanë paralajmëruar që nëna e 20 fëmijëve është e lumtur që do ta mbyll “me një numër çift”.

Dyshja kishin filluar të krijojnë familjen e tyre qysh herët. Nëna Su 42-vjeqe ishte vetëm 14-vjeçare kur solli në jetë fëmijën e parë.

“Jam shumë e lumtur që Archy është shëndoshë e mirë. Më gëzon fakti që më nuk do të ketë fëmijë tjerë”, ka deklaruar Su për të përditshmen angleze “The Sun”, duke shtuar se ka ardhur koha t’i japin fund “këtij misioni”.

Familja Redford është familja më e madhe në Britani të Madhe, përveç prindërve Su dhe Noel 46-vjeç, anëtarë tjerë të familjes janë: Kris (28), Soffie (23), Kloe (22), Joel (20), Daniel (18), binjakët Luke dhe Milly (16), Katy (14), James (13), Elly (12), Amy (11), Josh (9), Max (8) Tilly (7), Oscar (5), Casper (4), Helly (2), Fiby (13 muajshe) dhe anëtari më i ri Archy.

E zonja e shtëpisë ka pranuar se ka lindur aq shumë fëmijë, sa që për të fundit kishte pasur probleme t’ia gjej emrin. /Telegrafi/