Njihuni me binjaket virale të TikTok, me origjinë shqiptare dhe pakistaneze!

E publikuar: 18/11/2020 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aisha dhe Azra Mian janë dy motra binjake me origjinë gjysmë-pakistaneze dhe gjysmë-shqiptare.

Ato janë bërë të njohura fillimisht në vitin 2014, kur krijuan kanalin e tyre në YouTube “MianTwins” dhe më pas në vitin 2017, ku videot e tyre i zhvendosën në kanalin “Squared”,transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, famën më të madhe, binjakeve ua dha platforma e TikTok, ku shumë shpejt profili i tyre i përbashkët, por edhe profilet personale të secilës prej motrave, u bënë virale.