Njihuni me bukuroshen që do të zëvendësojë Marina Vjollcën te “Procesi sportiv”(FOTO)

E publikuar: 12/04/2017 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marina Vjollca mund të jetë në sezonin e fundit në drejtimin e emisionit shumë të ndjekur “Procesi sportiv”.

Prej kohësh është diskutuar se ajo do të bëjë një emision fëmijësh dhe zërat kanë nisur sërish. Madje këtë herë i është gjetur edhe “zëvendësuesja”.

Bëhet fjalë për një vajzë që quhet Xhejmsi Dervishi, e cila mendohet se do të jetë shoqëruesja e Edi Manushit në sezonin e ardhshëm, – raporton “Albeu”.

Po kush është Xhejmsi, vajza që u përzgjodh nga syri artistik i fotografit Sonny?

Ajo është 21 vjeçe, ka mbaruar studimet për Administrim e Politika Sociale. Pasioni i saj është modelingu.

Pritet të shohim zhvillimet në ditët apo muajt në vijim, por mesa duket Xhejmsi, me format e saj perfekte, do të jetë bukuroshja e radhës që do t’i futet botës së futbollit.