Njihuni me asistentin, përditësimi më i ri në Messenger (Video)

E publikuar: 08/04/2017 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Messenger e ka lëshuar në përdorim të ashtëquajturin asistent të saj.

“M” quhet asistenti që ofron këshilla për miqët tuaj. Nëse dikush ju pyet se ku jeni, me asistentin M ju automatikisht do ia tregoni vendndodhjen tuaj.

Poashtu ky opsion ju ndihmon se si të iu dërgoni para miqve apo se si të merrni një taksi në qytet. Nëse opsioni nuk ju pëlqen, atë mund ta largoni te Settings.