Njhuni me pesë familjet, më të pasura të globit

E publikuar: 16/09/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka shumë familje në botë që kanë pasuri të shumta, pasi kanë krijuar kompani shumë të mëdhaja dhe kanë arritur ti trashëgojnë ato brez pas brezi me një menaxhim të suksesshëm.

Më poshtë listohen 5 familjet më të pasura në botë .

1. Familja Mars

mars_employees_stairs2-550x372.jpg

Familja Mars ka pronësinë e firmës më të madhë në botë të çokollatave, siç janë Snickers, M&M, Mars, Bounty etj. Kjo familje disponon një pasuri afërsisht prej 78 miliardë dollarë.

2.Familja Koch

images.jpg

Vëllezërit Koch njihen në SHBA pasi kanë ndikim në politikën Amerikane. Ata kanë një pasuri prej rreth 82 miliardë dollarë.

3. Familja Walton

walton.jpg

Familja Walton ka në pronësinë e saj rrjetin e supermarketeve në Amerikë, Walmart.

Familja e tyre cilësohet një familje e kamur me 130 miliardë dollarë pasuri.

4. Familja Rothschild

The-Rothschilds.jpg

Kjo familje ka nisur biznesin e saj që në vitet 1700, pasi Mayer Rothschild zhvilloi një biznes bankar. Që atëherë ata janë cilësuar të suksesshëm pasi kanë një pasuri prej 350 miliardë dollarë.

5.Familja mbretërore e Arabisë Saudite

saudi-arabia-king-salman-crown-prince-murqen-mohammed.jpg

Në familjen mbretërore të Arabisë Saudite bëjnë pjesë shumë anëtarë, princë e mbretër. Shumë prej pasurive të tyre kanë si burim naftën, dhe kjo familje cilësohet si më e pasura në bote me 1.4 trilion dollarë pasuri.