Njësia B1 nga KEK nuk rifilloi prodhimin, vazhdon kolapsi energjetik

31.08.2015 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Njësia B1 nga KEK nuk rifilloi prodhimin, vazhdon kolapsi energjetik

KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se njësia B1 vazhdon të jetë jashtë funksionit të sja.

“Dje ishte paralajmëruar rikthimi në prodhim i njësisë B1 nga KEK. Ende nuk ka filluar riprodhimi në njësinë B1 të KEK dhe duke qenë se të gjitha proceset në sektorin e energjisë bëhen në pajtim me planifikimet paraprake, kjo ka shkaktuar mjaft probleme në furnizimin e rregullt me energji elektrike për konsumatorë.
Kohë më parë, operatori i transmisionit KOSTT, ka paralajmëruar që është duke hyrë në proces të vëzhgimit nga ana e ENTSO, proces ky i rëndësisë së veçantë që mund të rezultojë në anëtarësimin e KOSTT me të drejta të plota në këtë organizatë dhe me plot përfitime tjera për sistemin energjetik në Kosovë. Fatkeqësisht, devijimet e mëdha nuk lejohen andaj edhe duke qenë se në Kosovë nuk ka kapacitete rezervë të energjisë elektrike, çdo devijim i paplanifikuar nga prodhimi mund të shkaktojë probleme të mëdha në furnizim”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftimin e KEDS thuhet se dy dite me radhë është paralajmëruar kthimi në prodhim i njësisë B1 të KEK, që ende nuk është kthyer në prodhim dhe prape është shtyrë për sot në mesnatë ose nesër në mëngjes. Me fjalë tjera, pa planifikim paraprak dhe pa paralajmërim, Kosova dje dhe sot është duke u përballur me mungesë prej më shumë se 260 MËh të energjisë elektrike ne sistem, mungesë kjo shumë e madhe marrë parasysh limitet në mbulimin e devijimeve për shkak të proceseve në KOSTT si dhe pamundësinë për të importuar në afat të shkurtë kohor.

“KEDS nga orët e hershme të mëngjesit është duke bërë të pamundurën që pa planifikim paraprak të importojë energjinë e mjaftueshme për furnizim, sidoqoftë, ky proces është i vështirë dhe kërkon kohë dhe përfundimisht varet nga sasitë e disponueshme të energjisë elektrike në rajon që janë të limituara gjatë ditëve të verës.
Në anën tjetër, nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që të kthejnë njësinë B1 në prodhim sot në mesnatë, edhe pse ishte e planifikuar që kjo njësi të kthehej fillimisht të shtunën në mbrëmje dhe më pastaj edhe dje në mbrëmje”, thuhet në vazhdim të njoftimit.

Edhe njëherë, edhe pse ligjërisht nuk është përgjegjësi e operatorit të furnizimit (KESCO) të mbulojë mungesën e paplanifikuar të energjisë elektrike gjatë ditës (intra day), ne jemi duke bërë të pamundurën të sigurojmë energji të mjaftueshme për furnizim. Lusim të gjithë operatorët tjerë të jenë transparentë dhe të ofrojnë informata korrekte për konsumatorët duke qenë se të gjithë jemi duke bërë të pamundurën të gjejmë zgjidhjet më të mira për konsumatorët.

Vlerësojmë që procesi i anëtarësimit të KOSTT është i rëndësisë së veçantë për Kosovën, andaj edhe jemi duke importuar gjithë çka është e disponueshme, pa marrë parasysh çmimin dhe shpresojmë që i gjithë procesi do të përfundojë me sukses./Indeksonline/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet

Gashi kërkon nga Thaçi që të tërhiqet nga deklarata për aktivistin e LVV-së

Gashi kërkon nga Thaçi që të tërhiqet nga deklarata për aktivistin e LVV-së

Thaçi: Haki Abazi e ka blerë postin e zv.kryeministrit pak para zgjedhjeve

Thaçi: Haki Abazi e ka blerë postin e zv.kryeministrit pak para zgjedhjeve

Ahmeti: Askund nuk kam parë që Presidenti “unifikues” të shkojë për ta bindur një deputet si të votojë

Ahmeti: Askund nuk kam parë që Presidenti “unifikues” të shkojë për ta bindur një deputet si të votojë

Këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Thaçi: Më mirë të kishte ardhur Kurti vetë se sa të dërgonte një 20-vjeçar

Thaçi: Më mirë të kishte ardhur Kurti vetë se sa të dërgonte një 20-vjeçar

Zëvendëskryeministri i parë flet pas marrjes së pozitës

Zëvendëskryeministri i parë flet pas marrjes së pozitës

Kurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar

Kurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar

Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

Kurtz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Kurtz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

19 raste me Covid-19 sot në Kosovë, 24 të shëruar

19 raste me Covid-19 sot në Kosovë, 24 të shëruar

Ndryshime në Kuvend: Rikthehet Ismet Beqiri, mbetet pa mandat Lumir Abdixhiku

Ndryshime në Kuvend: Rikthehet Ismet Beqiri, mbetet pa mandat Lumir Abdixhiku