Njeriu që e ka kuletën e LDK-së vendos Agim Veliun e Lutfi Hazirin para Vjosa Osmanit

E publikuar: 15/01/2020 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje i bëri së fundi një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 12 ministri në 14, gjashtë prej tyre t’i takojnë LDK-së kurse pesë të tjera VV-së.

Por është pikërisht kjo oferta e cila siç duket ka nxitur mos-marrëveshje në mes kryesorëve të kësaj partie,transmeton Lajmi.net.

Përderisa nënkryetari Agim Veliu e konsideroi si ofertë joserioze nga VV-ja, nënkryetarja Vjosa Osmani tha se çfarëdo përpjekje që ka për qëllim afrimin e palëve është serioze dhe se për diçka të tillë vendosin organet e partisë.

E këto mospërputhje të qëndrimeve në mes kryesorëve në LDK duket se po bëhen tani edhe haptazi.

Është ish-ministri i LDK-së, Lutfi Zharku, i cili publikoi një fotografi në të cilën nuk është ai, por tri figurat kryesore të LDK-së, Isa Mustafa, Lutfi Haziri e Agim Veliu.

“Atëherë këta ishin me mua, sot unë jam me këta –LDK”, ka shkruar Zharku në mbishkrimin e fotografisë, duke nënkuptuar se e mbështetën në kohë zgjedhjesh.