Njeriu kafshon krokodilin? Babai i fut dhëmbët grabitqarit, derisa ai e lëshoi djalin e tij! (Foto)

E publikuar: 30/01/2019 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një baba filipinas e shpëtoi djalin e tij nga një krokodil duke e kafshuar grabitqarin e rrezikshëm në këmbë, derisa ai të lironte djalin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Diego Abulhasan, 12 vjeç, kishte notuar me vëllain e tij më të vogël në një lumë pranë shtëpisë së familjes në qytetin Balabac, në rajonin e Palawan në Filipine, kur një krokodil e sulmoi dhe e tërhoqi atë nën ujë.

Babai i tyre Tejada Abulhasan dëgjoi thirrjet për ndihmë, dhe vrapoi rreth 100 metra nga shtëpia në lumë dhe u zhyt në të, i armatosur me një dërrasë druri.

Pas kësaj, Abulhasan filloi të godiste kafshën vrasëse me dërrasë dhe vazhdimisht – por ai nuk donte ta lëshonte Diegon.

Në një akt dëshpërimi, Abulhasan kapi bishën dhe e kafshoi atë në këmbë.

Në mënyrë të mrekullueshme, krokodili e liroi djalin dhe u zhyt në ujë, pas së cilës gjë Abulhasan mund ta çonte djalin e tij të plagosur në breg dhe pastaj në spital.

Abulhasan i tha policisë se ai ‘nuk hezitoi’ të hidhej në lumë dhe të luftojë krokodilin.

Diego kaloi dy netë në spital para se të lirohej. Ai ka disa plagë, por jo lëndime serioze. /Telegrafi/