Njëri e godet në kokë, tjetri e tërheq për bishti – pamje që tregojnë se si trajtohet një tigër në një kopsht zoologjik (Video)

E publikuar: 10/11/2017 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e publikuar nga mediat e huaja, tregon momentin kur dy kujdestarë të një kopshti zoologjik e keqtrajtojnë një tigër.

Sipas asaj që shihet edhe në pamje, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment kur njëri nga punonjësit e godet atë në kokë, ndërsa tjetri e tërheq për bishti.

Pamjet thuhet se janë marrë në parkun e Dreamworld, në Queensland – Australi.

Dhe siç edhe pritej ka ardhur reagimi i atyre që i kanë parë pamjet.

“Kjo është e neveritshme dhe tregon një shpërfillje të hapur për jetën e kafshës”, ka shkruar një komentues.

Ndërsa sipas menaxherit të parkut, gjesti në fjalë ka ndodhur pasi që dy tigra po ziheshin me njëri-tjetrin dhe ishte e nevojshme intervenimi i punonjësve për të shmangur incidentet. /Telegrafi/