Njerëzit testojnë veten në Londër nëse mund të kërcejnë lart dhe ta godasin topin me kokë si Ronaldo

E publikuar: 21/12/2019 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të mirë në qarkullim, ndërsa posedon aftësi të shumta në lojën me top.

Në vitin 2011, ai ishte testuar në ‘kushte laboratorike’, me ç’rast kishte arritur të vendoste rekord kërcimi prej afro 265 centimetrash dhe e kishte goditur topin me kokë.Për ta testuar kufirin e njerëzve për ta prekur këtë rekord, në Londër është mbajtur sfida, fituesi i të cilës do të përfitonte 1.000 funte (1.113 euro).

“Sot do ta testojmë publikun të shohim nëse ata mund të kërcejnë aq lart sa Cristiano Ronaldo dhe ta godasin topin me kokë! Mendoni se ju mund ta godisni topin me kokë?”, shkruan në përshkrimin e videos.

Pas përpjekjeve të shumta, njëri prej konkurrentëve në fund ia del të kërcejë dhe ta godasë topin me kokë, por me ndihmën e një personi tjetër, i cili ia huazon atletet. Për më shumë shikojeni videon.