Njerëzit që martohen në moshën 23-32 vjet, jetojnë më gjatë

E publikuar: 07/02/2019 06:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një skuadër studimi e Universitetit të Minnesotas ka zbuluar se personat të cilët janë pozitivë, kanë lidhje të hershme që kanë rezultuar me martesë, deri në moshën 32 vjeçare, pas kësaj moshe përjetojnë më pak ankth dhe stres si dhe kanë gjumë më të mirë.

Sipas këtij studimi njerëzit që bien në dashuri gjatë viteve 20’ta përjetojnë shumë më pak stres në moshën e mesme.

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre tregojnë se si martesa e hershme redukton rrezikun edhe nga vdekja e parakohshme.

Tashmë është e njohur që ledhatimi i dy të dashuruarve përmirëson sistemin imunitar pasi që prodhon më shumë baktere të mira që ndihmojnë kundër infeksioneve, transmeton GazetaExpress.

Seksi i rregullt përmirëson muskujt duke bërë që gjaku të qarkullojë më mirë nëpër vena.

Kështu, sipas kësaj skuadre të Universitetit të Minnesotas, tregojnë se ata kanë zbuluar se lidhjet e gjata që nga adoleshentët e që bëhen nga mosha 32 vjeçare e tutje, përjetojnë gjumë më të mirë dhe kanë më pak stres.

Personat do të kenë gjumë dhe më pak ankth sidomos nga mosha 37 vjeçare, derisa ky studim është publikuar edhe në revistën “Personal Relationships”.

Autorja që udhëheq këtë studim, Chloe Huelsnitz, kandidate për PhD në Universitetin e Minnesotas, thotë se gjumi është shumë më i mirë tek këto  çifte.

Lidhjet e gjata po ashtu garantojnë shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë, thotë ajo.

Ajo shton se personat në këtë moshë janë të prirë për të lexuar letërsi, një gjë që ndikon tek partnerët duke ulur nivelin e stresit.

“Studimi i tanishëm është i pari që demonstron se si ekspozohet stresi për të pasur një lidhje të efektshme e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin-gjumi kualitativ-qëndrimin zgjuar natën, etj”, thotë Huelsnitz.

“Një hulumtim në shumë trupa ka zbuluar që lidhjet romantike janë shumë të rëndësishme pasi që me to mund të keni shëndet më të mirë”.

“Edhe pse lidhjet që lidhen me shëndet në këtë pikë nuk mund të kuptohen tërësisht, gjumi i mirë dhe i shëndetshëm përcillet tek këto çifte, por që në lidhjet pas të 20’ve ai nuk është i mirë, sepse kemi edhe debate më të ashpra të çifteve”.

Skuadra e saj ka studiuar 267 pjesëmarrës që kanë lindur në Minnesota gjatë viteve 1975-76 e të cilët kanë filluar lidhjet e tyre romantike nga mosha 23-32 vjeç.

Ata kanë përshkruar konfliktet e tyre të kaluara, si i kanë trajtuar partnerët njëri-tjetrin, aspektet e lidhjeve të tyre që a ju ka pëlqyer apo jo, perceptimet për vlerat dhe ndjenjat që kanë me njëri-tjetrin, bashkë me përvojën e tyre të lidhjes së gjatë romantike.

Në secilën pikë skuadra vlerëson me notën pesë pjesëmarrjen e anketuesve në këto përvoja.

Pikët më të larta ishin kujdesi i ndërsjellët në mes të tyre, besimi, afërsia emocionale, shqetësimi, ndjeshmëria, nevojat tjera dhe dëshirat, shkëmbimi i përvojave dhe kënaqësia që kishin për njëri-tjetrin si dhe besnikëria, ndershmëria dhe toleranca.

Çiftet e moshës 23 vjeçare në masën 53.5 për qind raportonin se kanë pasur nga një lidhje romantike me më shumë se një partner.

Shtatë nga 10 ishin involvuar në lidhje me më shumë se një person-por kanë jetuar për një dekadë apo më pak me një partner, me të cilët janë martuar.

Kur efektshmeria e marrëdhënieve arriti moshën 32 vjeçare, pothuajse tetë nga 10 persona kishin përfunduar me martesë lidhjet me një partner të tyre. Afërsisht tre në 10 (28.8 për qind) ishin në një lidhje brenda nëntë viteve.

“Edhe pse shumë prova tregojnë se një lidhje e shëndoshë është e rëndësishme për shëndetin, ky është vetëm fillimi për të kuptuar se cili është efekti shëndetësor i një lidhje romantike tek njerëzit”, thotë Huelsnitz.  /GazetaExpress/