Njerëzit me personalitet të errët, preferojnë ushqime dhe pije të hidhëta

E publikuar: 06/02/2019 03:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshira e shtuar për ushqim dhe pije të hidhëta, tregon se ai person ka tendenca prej psikopati.

Nëse një person thjeshtë pëlqen të pijë kafe dhe xhin me tonik, atëherë tregon se ka tendenca jo normale, transmeton Telegrafi.

Studimi i bërë me njerëz që pëlqejnë shijen e hidhët, tregon se ata kanë prirje për “Makiavellizëm”, sadizëm dhe narcizëm.

Sipas kësaj, këta persona janë mashtrues dhe kujdesen vetëm për vetën, të pandjeshëm dhe vetjak, zemër ftohtë dhe me shumë dëshirë kënaqen me dhimbjen e dikujt.

Hulumtimi i bërë nga Universiteti Innsbruck në Austri, ka marrë në shqyrtim njëmijë persona.

Tek ata që kanë apetit për ushqime të hidhëta, është gjetur se kanë një lidhje të veçantë me veprimet dashakeqe.

Ushqimet e hidhëta përfshijnë, rrepkat, kafja, kakao e pa ëmbëlsuar dhe kinina në lëngun e tonikut. /Telegrafi/