Njerëzit kanë shprehur mosbesim rreth kësaj fotografie dhe kanë bërë pyetjen të cilën do ta bënit edhe ju! (Foto)

E publikuar: 18/10/2018 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpesh ndodh që kur ecim, jemi të rrethuar nga natyra dhe mjedisi i zakonshëm. Megjithatë, ka edhe raste kur një njeri has skena të pazakonta, siç është edhe një rast në Dalmaci.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një faqe në Facebook, është shfaqur një fotografi e cila ka nxitur shumë reagime.

Bëhet fjalë për një fotografi, në të cilën shihet një çati e një objekti me gjasë të papërfunduar, mbi të cilën gjendet një veturë e parkuar.

Së paku deri më tani, askush nuk e ka të qartë se si ka arritur atje dhe shumica kanë shprehur mosbesim për vërtetësinë e saj, duke shtruar gjithsesi pyetjen: Si ka mundur të arrijë deri aty? /Telegrafi/