Njerëz!

E publikuar: 02/11/2020 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Emrush Shkodra

Nëse ju jeni këmbëngulës në kërkesat tuaja për një jetë të mirë dhe dinjitetëshme, nëse ju ndonjëherë kritikoni ankoheni në udhëheqësit e shtetit me nëpunësit e tyre nga sektori publik, dijeni që keni të drejtë!

Plotësisht ju jeni ata që llogaridhënia duhet të vjen nga qeveritarët në çdo cent për dijeninë tuaj.

Ju paguani, ju kërkoni llogari!

Atëherë:

Me një pagë 350.euro në muaj në Republikën e Kosovës ju do të taksoheni në këtë mënyrë!

Tatimi direkt:
13.40 euro tatimi në pagë
17.50 euro kontributet (trust) pagesa nga punëtori
17.50 euro kontributet (trust) pagesa nga punëdhënësi
11.60 euro tatimi mbi pronën (100 metra katror banim)
2.50 euro RTK

62.50 euro në total (350-62.50=287.5.euro)

Në të ardhurat tona në prishim pagën tonë, dhe ne vazhdojmë të bëjmë pagesën e tatimit në mënyre indirekte:

Tatimi indirekt:
8.50 euro ujë
44.50 euro energji elektrike
5.euro mbeturinat
10.euro telefon
15.euro internet

83.euro në total: (287.5-83=204.5 euro)

Nga këtu (tatimi indirekt nuk dihet saktë shpenzimet nga derivatet (naftë, benzinë), cigare, bukë, rroba, aparate shtëpiake, teknologji, elemente shkollore për nxënës, transport publik etje

Grafikoni për pagesën e tvsh është si vijon:
1.derivatet (naftë, benzinë), paguajmë 18% plus
2.cigaret (nëse jeni duhangji), paguajmë 18% plus
3.bukë, paguajmë 18% plus
4.rroba (veshmbathje), paguajmë 18% plus
5.aprate shtëpiake, paguajmë 18% plus
6.teknokogji, paguajmë 18%
7.fletore, libra, lapsa, paguajmë 18% plus
8.transport publik, paguajmë 18% plus
9.Taksa rrugore, paguajmë 18% plus
10. Dhuratat (ndihmë apo dhuratë), paguajmë 18% plus

Pra taksat janë tonat, ne paguajmë ato!

Ndaloje kohën, mendo!

Ne i paguajmë udhëheqësit tanë, ata nuk paguajnë asgjë, përkundrazi!

Ne i paguajmë atyre pagat mujore 1800 euro e më lartë.
Ne ju paguajmë atyre mëditjet, honorarët, komisionet, trajnimet, konferencat etj.

Jo vetëm kaq!

Ne ju paguajmë atyre edhe transportin, avionët, hotelet, pritjet e përcjelljet e delegacioneve, eskortat, veturat, truprojat e këshilltarët.
I paguajmë edhe shkollimet private të fëmijëve të tyre që nga klasa e parë e deri të studimet master jashtë vendit.

Ne paguajmë edhe atë tepihun e kuq kur jua shtrojnë mysafirëve me ju bë nder.
Nder dhe respekt me taksat tona!

Eh…

Prandaj ata nuk e dinë sa paguajnë njerëzit për ta, as nuk e dinë si mbijetojnë njerëzit më një pagë mujore 250-350 euro në muaj.
Atyre ju duken këto shpenzime vetëm si numra, si fjalë, si shifra të zakonshme!

Dhe ju në fund mund të kërkoni dhe të kuptoni saktë shpenzimet e centit të fundit, sepse ato janë taksat tuaja, është djersa juaj!

Për biznesit njëherë tjetër do të flasim, janë shumë të mëdha pagesash, që prapë se prapë nuk marrin shpërblimin e atyre që paguajnë!
Mijëra euro derdhen në buxhetin e Kosovës nga bizneset Shqiptare, ato po përjetojnë të zinjtë e ullirit për të mbijetuar dhe qëndruar në këmbët e tyre, duke u orvatur edhe vet të mbijetojnë, edhe të ruajnë fuqinë punëtore!

Ne paguajmë edhe atëherë kur qeveritarët shfaqin arrogancë dhe mendjemadhësi para nesh, në restorante, në rrugë, në televizione, në sheshe e qendra tregtare!

Në kapitalizëm kush paguan është pronari, ai që paguhet është punëtori.
____
ESH