Njerëz me maska në protestën e opozitës në Shqipëri (FOTO)

E publikuar: 17/12/2015 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas daljes publike në protestën e 8 Dhjetorit të grupit ‘KRAH’, sot janë shfaqur disa të rinj me maska të bardha të cilët kanë krijuar një kordon.

E ndërsa Korpusi Rinor Azem Hajdari kishte simbolet e tij dhe dallohej nga një lloj uniforme me xhupa të zinj, ky grup i sotëm është një risi.

Ende nuk dihet roli i tyre dhe simbolika e maskës, por ata janë vendosur përballë policisë, raportojnë mediat në Shqipëri.