Njëmbëdhjetëshit startues: Roma favorit ndaj Empolit

E publikuar: 06/10/2018 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka udhëtuar te Empoli për ndeshjen e javës së tetë në kampionatin italian.

Në shtatë ndeshjet e para në Serie A, Giallorossët kanë regjistruar tri fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Në këtë mënyrë, skuadra e Eusebio Di Francescos ka arkëtuar 11 pikë dhe mban vendin e 10-të në tabelë.

Nga ana tjetër, Empoli ka arritur vetëm një fitore në shtatë xhirot e para, teksa ka barazuar dy herë dhe i ka humbur katër ndeshje, ndërsa me pesë pikë të arkëtuara renditet në vend të 18-të në tabelë.

Trajneri Aurelio Andreazzoli do të përpiqet të nxjerrë rezultat ndaj skuadrës kryeqytetase, edhe pse Roma do të luajë për pikë maksimale.

Njëmbëdhjetëshi startues i Empolit: Terracciano; Di Lorenzo, Silvestre, Maietta, Veseli; Acquah, Capezzi, Krunic; Zajc; Bennacer, Caputo.

Njëmbëdhjetëshi startues i Romës: Olsen, Santon, Manolas, Fazio, Lu. Pellegrini, De Rossi, NZonzi, Cengiz, Lo. Pellegrini, El Shaarawy, Dzeko.

/Telegrafi/