Njëjtë sikur në Gjilan edhe në Gjermani s’e ndihmojnë të moshuarin që po vdiste në bankë

E publikuar: 18/09/2017 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona do të përballen me gjykim në qytetin gjerman, Essen, pasi nuk i kanë ofruar ndihmë mjekësore një pensionistit, cili kishte humbur ndjenjat sapo ishte futur në bankë.

Pensionisti 83-vjeçar vdiq një javë më vonë, pasi kishte goditur kokën në pllaka, transmeton Express.

Edhe një person i katërt e kishte injoruar pensionistin, por raportohet se ai është sëmurë. Emergjenca ishte thirrur nga personi i pestë që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Personat që nuk i ndihmuan pensionistit u verifikuan nga pamjet e kamerave të sigurisë në bankë, të cilat i kanë shfaqur ata duke kaluar pranë pensionistit të sëmurë rëndë.

Sipas ligjit gjerman, dështimi për t’iu përgjigjur një emergjence mjekësore është i dënueshëm me një gjobë apo deri më një vjet burg.

Ligji kërkon personi i caktuar të paktën ta thërrasë emergjencën nëse ka mungesë të aftësive për dhënien e ndihmës së parë. /Express/