Njeherë arrestimet nga Gjykata Speciale, pastaj zgjedhjet

E publikuar: 14/03/2016 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti i njohur Halil Matoshi ka komentuar zhvillimet në vend, duke u fokusuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai ka shkruar se pas arrestimeve nga Gjykata Speciale, jo vetëm qytetarët e opozita, por edhe ndërkombëtarët do të kërkojnë zgjedhje të reja, transmeton Infosot.

Ja shkrimi i Matoshit:

Dalja e opozitës nga Kuvendi sjell nji momentum te ri të krizes së legjitimitetit. Në Kosovë aktualisht kemi të bëjmë me Partitokraci që është një formë de facto qeverisëse, ku një ose më shumë parti politike dominojnë procesin politik, në vend të qytetarëve apo popullit. Kështu që, me t’u shpallë aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, jo vetëm opozita dhe qytetarët që janë të interesuar për ndryshime por edhe ndërkombëtarët do t’i bëjnë presion Qeverisë për ta shpjerë vendin në zgjedhje të parakohshme më së largu në vjeshtën e këtij viti. Nuk mund të funksionojë një Kuvend demokratik pa opozitë dhe pa debat demokratik dhe këtë e di edhe pushteti aktual kosovar sado që shtiret kinse gjithçka është në rregull.