Një zyrë e ofiqarisë në Kamenicë mbyllet pasi një zyrtar testohet për COVID-19

E publikuar: 20/07/2020 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët se zyra e Oficarisë në Muçiverc nuk do kryejë shërbime pasi një zyrtari i është bërë testi për COVID-19.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët kryejnë shërbime në Zyrën e Ofiqarisë në Muçiverc se kjo zyrë sot nuk do të punojë, pasi që njërit nga zyrtarët i është bërë testi për COVID-19,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Tutje ne njoftim theksohet se zyra do dezinfektohet dhe më pas do të ripahet./FO/