Një zjarr ka shpërthyr në postën e Ferizajt

E publikuar: 14/06/2020 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në postën e Ferizajt ka shpërthyer zjarr e cila gjendet në shesh.

Rasti ndodhi në katin e tretë të objektit të postës, ndërsa zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrin, shkruan /GS/.

“Sheshi i qytetit, Ferizaj 13.06.2020-19:51. Është raportuar se një zjarr kishte shpërthyer në një zyrë në katin e tretë të objektit të postës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin”, njofton Poliai në raportin 24 orësh të Policisë.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe dëmi i shkaktuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./GS/