Një vit nga marrëveshja që bllokoi shtetin (Video)

E publikuar: 26/08/2016 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Saktësisht një vit më parë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, asokohe ministër i Punëve të Jashtme pati nënshkruar në Vjenë të Austrisë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, raporton Tribuna Channel

Një vit pas kësaj marrëveshjeje, koalicioni qeveritar ende nuk ka arrite t’i japë epilog përfundimtar. Kundër këtij versioni është protestuar brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Por, gjithë këtë prolongim dhe prodhim të tensioneve partitë opozitare ia vënë fajin Qeverisë së Isa Mustafës.

Sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, e ka akuzuar Qeverinë Mustafa për padegjueshmëri ndaj vërejtjeve të opozitës. Përgjegjëse, sipas tij, për pasojat që ka prodhuar dhe mund të prodhoj ratifikimi eventual i marrëveshjes është Qeveria Mustafa.

Për çështjen e demarkacionit qëndrim të ngjashëm me dy partitë tjera opozitare ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po kërkon që kjo temë të hiqet nga rendi i ditës dhe të provohet arritja e një konsensusi nga gjithë spektri politikë përkitazi me këtë çështje.