Një virus i ri prek aplikacionin Messages në pajisjet iOS (Video)

E publikuar: 28/05/2015 02:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një virus i ri i zbuluar në pajisjet iOS ka prekur iPhone-t, duke penguar qasjen e përdoruesve në aplikacionin Messages. Përdoruesit që kanë marrë një mesazh në gjuhën arabe kanë parë që aplikacioni Messages ka shfaqur probleme, dhe në disa raste, telefoni është fikur dhe ndezur automatikisht.

Nëse një person merr këtë mesazh ndërkohë që po përdor aplikacionin Messages, atëherë aplikacioni do të fillojë menjëherë të shfaqë probleme, duke u bërë kështu i papërdorshëm.  Nëse përdoruesi e merr mesazhin ndërkohë që ekrani është i fikur, atëherë iPhone do të rindizet automatikisht.

Mesazhi mund të dërgohet nga pajisjet e tjera iPhone dhe Android. Duke qenë se ky tekst është tepër specifik, është pothuajse e pamundur që ai të dërgohet aksidentalisht. Apple konfirmoi zyrtarisht se ishin në dijeni të këtij gabimi dhe se po punonin për ta zgjidhur me anë të një përditësimi.